Kronikë
Mbjellin tokën me drogë, kapen në flagrancë 6 persona

Kontrollet e Policisë së Krujës zbuluan një tokë të mbjellë me kanabis.
Reklamë
Në pranga, si kultivues droge, ranë gjashtë persona: Xh. B., banues në Shalqet; E. B., banues në Shalqet; Y. H., banues në Halil; Xh. N., banues në Thumanë; B. N., banues në Thumanë dhe V. l., banues në Larushk.
Ata u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. N. për “Moskallëzim krimi” dhe G. L. për “Kultivim të bimëve narkotike” si edhe u shpall në kërkim një person tjeër.
Në tokat e tyre në fshatrat Shalqet dhe Larushk, efektivët gjetën kubikë dhe fidanë kanabisi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




