Subscribe

Në Gjinar, një zonë me pasuri të mëdha pyjore që është një atraksion turistik natyror, po mbillen fidanë të pishës së zezë, duke rikthyer zonën e pyllëzuar, të dëmtuar pas zjarreve.

“Këtu është i disati vit që po mbjellim. Para 7 vitesh e gjithë kjo zonë u dogj, ishte një zjarr i qëllimshëm, ne japim mesazhin që pylli po u dogj ne do ta mbjellim dhe nuk ka për tu përdorur për qëllim tjetër”, tha kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja.

Ministrja Mirela Kumbaro, që ndoqi nga afër aksionin, ftoi edhe bizneset që të bashkëpunojnë për mirëmbajtjen e pyjeve.

“Bizneset private kërkojnë që t’i shfrytëzojnë pasuritë natyrore  për biznese dhe zhvillim ekonomik, por nga ana tjetër kemi detyrimin që të kompensojmë dhe mirëmbajmë të gjithë bashkë pyjet. Në këtë zonë turistët vijnë kryesisht për natyrën. Kështu që kombinimi i Gjinarit me çka ofron tradita, me bujtinat, është destinacioni më i mirë, kështu që duhet ruajtur”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro e ka shpallur vitin 2024 si “Viti i Pyjeve” dhe në koordinimin me të gjitha bashkitë, kryesisht ato që administrojnë sipërfaqet më të mëdha pyjore do të zbatohet një program pyllëzimi, ndërgjegjësimi dhe edukimi në gjithë vendin. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *