E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mbillen pemë tek liqeni i Thatë, Veliaj: të vendosur për projektin e pyllit orbital

Vijon aksioni i Bashkisë për krijimin e pyllit orbital qe do te rrethoje kryeqytetin me gjelbërim. Puna është përqendruar ne zonën e Liqenit te Thate, ne hapësirën ku me pare ishte vendgrumbullim mbetjesh dhe inertesh. Me ndihmën edhe  te donatoreve 150 peme i janë shtuar kësaj zone te  kryeqytetit

 

Veliaj deklaroi se synimi i afërt i Bashkisë është mbjellja e pemëve ne te gjithë  pjesën jugore te unazës se madhe për te mbërritur deri ne liqenin e Farkës.

 

Ndërsa ambicia me e madhe është  krijimi i pyllit përreth Tiranës me  2 milion peme. Për ta realizuar sa me herët këtë projekt Bashkia po sheh mundësinë për ta kryer ne partneritet me kompanitë private.

Më shumë video

Reklamë