Subscribe

500 fidanë dekorativë i shtohen kryeqytetit. Edhe ujësjellësi i është bashkuar nismës së bashkisë për gjelbërimin e Tiranës. I shoqëruar edhe nga fëmijët e shtëpisë Zyber Hallulli, kryebashkiaku Erjon Veliaj mori pjese ne mbjelljen e 500 pemëve në pjesën jugore të Unazës së Tiranës.

 

 “Jam shumë i lumtur sot që mbjellim 500 pemë në Unazën Jugore të Tiranës. Siç e shikoni, çdo herë përparojmë në drejtim të rrugës Tiranë-Elbasan, të autostradës së madhe, dhe besoj që në pranverë, kur të kenë çelur të gjithë këto pemë, do të kuptohet realisht impakti fantastik dhe mushkëria e oksigjenit që i është shtuar gjithë kësaj zone”, tha Veliaj.

 

Veliaj vlerësoi nismën e ndërmarrjeve dhe agjencive nën varësi të Bashkisë së Tiranës, të cilat kanë vendosur të kontribuojnë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. Kryetari i bashkisë u shpreh se ky shembull do të nxisë edhe kompanitë private dhe përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë që t’i bashkohen projektit.

 

“Nuk ka kuptim që t’u predikosh të tjerëve, nëse nuk e jep vetë shembullin i pari. Ndaj, më vjen mirë që të gjitha kompanitë, agjencitë e ndërmarrjet e Bashkisë janë ato të parat që japin shembullin, pastaj kërkojnë edhe nga privati. Dua të falenderoj UKT për faktin se ka dhënë shembullin e parë dhe shpresoj që deri në fund të sezonit të mbjelljeve, të gjitha agjencitë e Bashkisë së Tiranës do kenë dhënë kontributin e tyre të prekshëm në këtë projekt. Kemi më shumë arsye dhe më shumë kurajo që t’u kërkojmë edhe të tjerëve, kompanive private, agjencive të ndryshme, ambasadave të huaja që t’i bashkohen këtij projekti.”

 

Projekti me i madh i Bashkisë se Tiranës sa i takon gjelbërimit është pylli orbital. Deri ne vitin 2030 synohet të jene mbjelle 2 milionë pemë të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *