Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet...

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe të plagosur...

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18...

SHBA njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania, Berlini:...

Trump: Ndoshta jemi më mirë pa një marrëveshje me...

12 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të...

Trump përshkallëzon armiqësinë me Merz dhe tërheq 5,000 trupa...

“Mbijetojnë në kushte çnjerëzore”, OKB: Palestinezët mendojnë se i kemi braktisur

11 Dhjetor 09:42

Koordinatorja speciale e OKB-së për çështjet humanitare në Rripin e Gazës, Sigrid Kaach, u tha vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit se palestinezët ndihen të baktisur, pasi ata vazhdojnë të përballen me “kushte çnjerëzore” dhe mungesën e “vullnetit politik” për të rritur ndihmën e lejuar për të arritur atje.

“Ata po mbijetojnë në kushte çnjerëzore,” tha zonja Kaach për shtypin pasi paraqiti raportin e saj të rregullt në SA me dyer të mbyllura.

Ishte “një pamje shumë e trishtueshme, pasi civilët në Gaza vazhdojnë të vuajnë”, vazhdoi ajo.

“Siç i thashë Këshillit, unë kisha qenë në Gaza në role të ndryshme gjatë karrierës sime që nga vitet 1980, por asgjë nuk mund të krahasohet me atë ë po ndodh tani.”

“Bota ndihet e braktisur nga të gjithë ne, ku është komuniteti ndërkombëtar,” këmbënguli ajo.

Dhe “duke reaguar ndaj armëpushimit në Liban, palestinezët po pyesin: “A jemi harruar apo do të jetë radha jonë?”, vazhdoi ajo, duke folur për “shpresa të vogla dhe dëshpërim ekstrem”.

Diplomatja holandeze u emërua koordinatore e ndihmës humanitare një vit më parë me kërkesë të Këshillit të Sigurimit.

Por sasia e ndihmave që arrin në enklavë mbetet e pamjaftueshme për t’u përballur me fatkeqësinë humanitare, përsërit vazhdimisht OKB-ja, duke denoncuar në veçanti numrin e madh të lëvizjeve të autokolonave të ndihmave humanitare që refuzohen nga autoritetet izraelite.

“Asnjë sistem nuk mund të zëvendësojë apo kompensojë mungesën e vullnetit politik”, çështja është se mungon “vullneti politik”, është një “zgjedhje politike”, këmbënguli zonja Kaach.

Më 7 tetor 2023, një sulm i paprecedentë nga krahu ushtarak i Hamasit në jug të Izraelit vrau 1208 njerëz, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në të dhënat zyrtare.

Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin dhe operacionet hakmarrëse ushtarake në shkallë të gjerë që ka nisur në enklavën e vogël bregdetare kanë vrarë të paktën 44,786 njerëz, sipas shifrave nga ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit, të cilat konsiderohen të besueshme nga OKB./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
OKB Palestinë

Nga e njëjta kategori

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell ditë të bardha për 3 shenja Horoskopi

më shumë...

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari

më shumë...

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

më shumë...

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon bombardimet, pavarësisht armëpushimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

4:22

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në...

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

1:51

Klodit nuk i del inati me Mozën...

1:36

“Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna...

1:14

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e...

1:02

Këshillim për degën e studimit, ekspertët: Gjithnjë...

12:53

Afrimiteti me Mozën strategji? Ervin Kapaj flet...

12:47

Pse nuk ka garë në PD? Berisha...

12:27

Himara çel sezonin turistik, Tavo: Destinacioni ideal...

12:18

Hyrje të reja në “Ferma VIP 3”,...

12:09

Kishte përshtatur ambientin me qira për prostitucion,...

11:27

Ktheu lokalin në kazino me makineta dhe...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.