Subscribe

Autoritetet shëndetësore në Kosovë japin alarmin mbi përkeqësimin e situatës epidemiologjike në vend pasi numri i pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv, është në rritje.

Sipas raportit ditor të kësaj të premteje, 1.019 pacientë po trajtohen me terapi oksigjeni dhe 79 janë në gjendje kritike. Mjekët vërejnë se të shtruarit në spitale, përgjithësisht janë të pavaksinuar.

 

MENTOR ALIMUSA

ANESTEZIST, MJEKIMI INTENSIV QENDROR

“Deri më tani të gjithë pacientët që kanë qenë të shtrirë në Mjekimin Intensiv prej hapjes e deri më tani 1 paciente ka qenë me një dozë vaksine, dhe tani për momentin kemi 1 pacient, i cili është me dy doza AstraZeneca, por gjendja e këtij pacienti është më e qetë në raport me pacientët tjerë, të gjithë pacientët tjerë të cilët kanë qenë të shtrirë në Mjekimin Intensiv Qendror kanë qenë të pavaksinuar”.

 

Doktor Alimusa shpjegon se varianti “Delta” rezulton më agresiv dhe po prek mosha më të reja, që kanë më pak sëmundje shoqëruese.

 

“Tek varianti “Delta” kemi një dallim prej varianteve të mëhershme ku në këtë rast si moshë më e shpeshtë në Mjekimin Intensiv është mosha prej 40 deri në 60 vjeç, përjashto rastet nga Klinika e Gjinekologjisë ku kemi transferuar disa raste që kanë qenë shtatzëna që kanë qenë në mosha më të reja se sa ato 40 vjeçare. Tek ky variant meqenëse edhe mosha është më e re sëmundjet shoqëruese janë më të pakta në raport me herën e kaluar disa prej tyre shoqërohen me hipertension, diabet janë dy sëmundjet më të shpeshta që i shoqërojnë këto raste”.

 

Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën 170 persona të infektuar me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *