Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

“Ondrra n’beze”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Ja si...

Debat për protestën në Parlament, rrëzohet kërkesa e PD...

Rama nga Vlora u përgjigjet kritikave: Investimet e huaja...

Nënshkruhet marrëveshja me Fincantieri, Rama: Industria ushtarake po rilind,...

Çarmatimi i Hezbollahut në qendër të marrëveshjes mes Libanit...

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza...

Turqia: SHBA-të duan që aleatët evropianë të marrin më...

Tension para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë makinat e...

Bisedimet SHBA-Iran në pikëpyetje, Teherani mohon takimin me delegacionin...

Tentoi të fuste në Shqipëri drogë në formë karamele,...

Mbi 98.000 rusë kanë hyrë në Kazakistan prej thirrjes për mobilizim

27 Shtator 21:03

Rreth 98.000 rusë kanë hyrë në Kazakistan këtë javë, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët kazakë.

 

Shumë burra po tentojnë të ikin nga shteti drejt shteteve fqinje, pas vendimit të Putinit.

 

Kazakistani dhe Gjeorgjia, të dyja vende të ish-Bashkimit Sovjetik, kanë rezultuar të jenë destinacionet më të shpeshta të rusëve.

 

Ata po i kalojnë në këto dy shtete përmes makinave, biçikletave, apo edhe në këmbë.

 

Ata që kanë viza valide drejt Norvegjisë dhe Finlandës, kanë marrë edhe rrugët drejt tyre.

 

Biletat për fluturime me aeroplanë janë shitur shpejt, pavarësisht rritjes së madhe të çmimeve.

 

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të thirren rreth 300.000 persona me përvojë paraprake ushtarake, mirëpo ka raportime se numri mund të shkojë në 1 milion.

 

Këto raportime kanë rritur shqetësimet mes rusëve, andaj ata kanë marrë rrugë për të ikur nga shteti.

 

Ministri i brendshëm kazak, Marat Akhmetzhanov, ka thënë se autoritetet nuk do t’i kthejnë në shtëpi rusët, përveç nëse ka fletarreste ndërkombëtare për ta.

 

Presidenti kazak, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar Qeverisë së tij që t’iu ndihmojë rusëve që po kalojnë kufirin “për shkak të situatës së pashpresë”.

 

“Ne duhet të kujdesemi për ta dhe të garantojmë sigurinë e tyre. Kjo është çështje politike dhe humanitare. I kam kërkuar Qeverisë që të marrë masat e nevojshme”, ka thënë Tokayev, duke shtur se Kazakistani do të bisedojë me Rusinë për këtë temë.

 

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

 

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Kazakistan Largohen mobilizimi Rusë

Nga e njëjta kategori

“Ondrra n’beze”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Ja si bëhen planet për protestë në grupe WhatssAp

më shumë...

Protestuesit sulmojnë deputetët, qëllohen me vezë makinat e ministrave, disa të shoqëruar në polici

më shumë...

Debat për protestën në Parlament, rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën. Balla: Në tubim aktorë të huaj

më shumë...

Rama nga Vlora u përgjigjet kritikave: Investimet e huaja sjellin vende pune për shqiptarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:25

Tensionet para Kuvendit, lëndohen 4 policë të...

3:07

Lirimi i hapësirave në bregdet, bizneset kundërshtojnë...

3:02

Jepet provimi i Gjuhës së Huaj, testohen...

2:59

Llumi i kafesë për largimin e mushkonjave,...

2:54

“Ondrra n’beze”, Rama publikon mesazhin e qytetarit:...

2:49

Protestuesit sulmojnë deputetët, qëllohen me vezë makinat...

2:46

Debat për protestën në Parlament, rrëzohet kërkesa...

2:18

Rama nga Vlora u përgjigjet kritikave: Investimet...

2:03

Nënshkruhet marrëveshja me Fincantieri, Rama: Industria ushtarake...

1:54

Çarmatimi i Hezbollahut në qendër të marrëveshjes...

1:43

15 të arrestuar për drogë në Tiranë,...

1:19

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, AMP arreston punonjësin...

1:10

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin...

1:03

Laboratori i drogës në Frakull, dënohet me...

1:00

Tre ushqime që ulin temperaturën e trupit...

12:48

Turqia: SHBA-të duan që aleatët evropianë të...

12:20

Tension para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë...

Ngushtica e Hormuzit
12:08

Bisedimet SHBA-Iran në pikëpyetje, Teherani mohon takimin...

11:59

Rikthehen protestat në Rrjoll, banorët pretendojnë se...

11:39

Tentoi të fuste në Shqipëri drogë në...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Tragjike në burgun “Jordan Misja”, humbin jetën...
  • Arrestohet “ushtari” i Ervis Martinajt, Emiljano Nina u kap...
  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shënojë term...
  • Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën dy persona
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.