E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Mbi 5 mijë gra në Shqipëri në “luftë” me kancerin e gjirit

Ilustrim · Vizion Plus

Më shumë se 5 mijë gra në vëndin tonë janë në luftë me kancerin e gjirit, ndërsa vetëm në 2019 u diagnostikuan 688 raste të reja. Ministrja Mansatiliru duke cituar këto shifra këshillon gratë që të kryejnë mamografinë.

 

OGERTA MANASTIRLIU

 

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

Janë 688 gra të diagnostifikuara në 2019 me kancer gjiri, janë më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje dhe çfarë kemi bërë në këto vite, nuk është pak. Kemi përmirësuar diagnostifikimin e hershëm, kemi vendosur në spitale rajonale ku nuk kishte mamografi dhe brenda këtij viti edhe spitali I Fierit do të ketë njësinë e vet të mamografisë dhe kështu përmbushim angazhimin tonë për njësitë e mamografisë kudo në spitale rajonale.Sot në strukturat shtetërore ofrohet kontrolli i gjirit falas. Nuk i kushton asgjë një gruaje që një ditë, 1 orë, 10 minuta, të kryejë mamografinë, nuk i kushton asgjë për të mundësuar depistimin e hershëm dhe për të fituar jetën

 

 

Në tetorin rozë, mujin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ministrja manastirliu nga Elbasani përgëzon për forcën e saj Majlindën, gruan që mposhti kancerin.

 

 

Ndërsa raportohet se mbi 20 mijë gra kryejnë mamografinë në një vit, ministrja  premtoi se cdo spital rajonal do të ketë pajisjen e mamografisë brënda këtij viti.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh