Eva Buzo ka përfunduar me sukses udhëtimin e saj me not për më shumë se 35 orë, nga Italia drejt brigjeve të Vlorës.
Rrugëtimi në det nisi nga brigjet e Leces deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën Shqiptare, në afërsi të kepit të Gjuzës.
Lexo edhe :
Related Posts
Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë Shqiptare e cila, sfidën me veten e nisi një vit më parë, teksa u detyrua ta ndërpriste pas 72 km not, për shkak të disa komplikacioneve.
Këtë herë distancën prej 92 kilometrash e ka përfunduar , duke treguar jo vetëm një forcë fizike por edhe psikologjike.
Eva Buzo ka ndaluar shumë pak për të pirë ujë, ndërsa nuk ka pasur asnjë problem gjatë notimit. Pas mbërritjes në tokën shqiptare ajo nuk ka qenë në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore paraqitet shumë e mirë.
Vitin e kaluar Eva Buzo e ndali sfidën e saj 16 kilometra larg nga bregu i Vlorës, për shkak të pickimit nga një kandil.
Avokatja shqiptaro-australiane është gruaja e parë në histori që kalon 91 km e Otrantos me not. Qëllimi i saj është promovimi i tokës së gjyshërve si dhe një përkujtim ndaj shqiptarëve të larguar si emigrantë drejt vendit fqinj./vizionplus.tv






