E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Kronikë

Mbi 3 mijë fëmijë të infektuar në vend/ Femrat më të prekura, por meshkujt me vdekshmëri më të lartë

Numri i fëmijëve të infektuar në Shqipëri deri tani është 3.500. Shifrat u bënë të ditura nga Drejtoresha e Pediatrisë, Gjeorgjina Kuli gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve.

 

Sipas saj, 5% e fëmijëve të sëmurë kanë kërkuar ndihmë spitalore, ndërsa shtoi se në spitale ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e rasteve. Nga ana tjetër, Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tregoi se femrat infektohen më shumë se meshkujt. Por te burrat ka vdekshmëri më të lartë.

 

Reklamë

“Incidenca javor ka pësuar një rënie. Mesatarja e rasteve ditore ka rënë, po ashtu. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë por që duhet të vijojë që të monitorohet.  Femra që preken më shumë se meshkujt dhe meshkuj që kanë më tepër fatalitete.  Pavarësisht e numrit të uljeve të rasteve nuk është akoma momenti për tu hedhur përpjetë, masat duhet të vijojnë.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë