Gara me kohën bëhet gjithnjë e më e furishme ndërsa kalojnë orët në kërkim të të mbijetuarve të mundshëm të tërmetit të dhunshëm që goditi Marokun qendror të shtunën e kaluar.

 

Njerëzit gërmojnë nëpër rrënoja, edhe me duar të zhveshura, ndërsa në disa zona të thella të Atlasit, ndihma është e ngadaltë për të mbërritur.

 

Deri tani bilanci tragjik është 2870 vdekje dhe  2500 të plagosur, shumica prej të cilëve nuk marrin dot ndihmen e duhur mjekësore.

 

Për fat të keq bilanci I vitimave është I destinuare të rritet thonë autoritetet.

 

Vendimi i Mbretit të Marokut për të pranuar ndihmë vetëm nga vetëm 4 vende (Spanja, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari), ka shkaktuar jo pak polemika ndërsa shumë vended he institucione të tjera ndërkombëtare kanë shprehur gatishmërine për të dërguar ndihma.

 

Ministria e Brendshme marokene sqaroi se kishte pranuar vetëm ndihmë nga këto katër vende “në këtë fazë specifike”, duke e justifikuar vendimin e saj me faktin se “mungesa e koordinimit në situata të tilla mund të ishte kundërproduktive”.

Tërmeti I  tmerrshëm shkatërroi veçanërisht provincën e Al Haouz. Janë të paktën 165 fshatra dhe qytete të vogla që kanë nevojë për ndihmë./ Ansa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *