Mbi 180 persona janë arrestuar nga policia në Australi si persona përgjegjës për ndezjen e zjarreve që kanë shkaktuar një katastrofe të vërtete në Uellsin e Ri në jug të vendit.

Shoqatat e kafsheve bëjnë të ditur se janë mbi 1 miliard kafshët që janë djegur nga zjarrët katastrofike që I kanë bërë një dëm të pabesueshëm ekosistemit në Australi, raporton Vizion Plus.

Deri tani raportohet të jetë djegur një siperfaqe me pyje dhe bimësi mbi 8.4 milionë meter katrore, një sipërfaqe sa e gjithë hapësira gjeografike e Austrisë.

Po ashtu raportohen mbi 2 mijë shtëpi të djegura dhe të paktën 25 persona të vdekur.

Orët e fundit reshjet e shiut kanë ndihmuar në shuarjen e një pjese të vatrave mirëpo meteorologet thonë se temperaturat do të kthehen të larta dhe ekziston frika që situata të përkeqesohet sërish, raporton Vizion Plus.

Hetimet bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit janë vepër e dorës njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *