Policia Rrugore e Vlorës ka shtuar kontrollet në akset kryesore, për të ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit.

 

Përgjatë një javë, policia bën me dije se janë vendosur 1736 gjoba, ndërsa 3 shoferë janë arrestuar.

 

Ndërkohë që 9 patenta janë pezulluar nga ana e uniformave blu.

 

Policia Rrugore Vlorë

 

Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, me radarë, dragera dhe pajisje logjistike bashkëkohore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore. 

 

Gjatë javës së fundit, janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

  • janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi.

 

  • janë vendosur gjithsej 1736 masa administrative.

 

  • nga të cilat 815 për shpejtësi, 103 për parakalim të gabuar dhe pjesa tjetër për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *