Mbetjet, bashkitë kërkesa qeverisë, opozita: Krijimi i operatorit për këtë çështje cënon autonominë vendore
Shoqatat e bashkive kanë disa kërkesa për qeverinë për mënyrën se si do të bëhet menaxhimi i integruar i mbetjeve, pasi të krijohet operatori kombëtar për këtë qëllim.
“Ligji i 2015 për vetëqeverisjen vendore parashikon që bashkitë janë përgjegjëse për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve… Të shtohet kjo pikë: një ose disa bashki kanë të drejtë të krijojnë struktura për menaxhimin e mbetjeve sepse kemi raste ku disa bahski nuk janë të suksesshme në menaxhimin e mbetjeve, por ka edhe raste të suksesshme si Korça. Të mos hiqet kjo e drejtë e bashkive. Bashkitë duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe të kenë një shtesë në nen që aksioner të mos jetë vetëm pushteti qendror, por edhe bashkitë. Duhet të kenë përfaqësim në këtë sha, një përfaqësim vendimarrës. Për sa kohë është një funksion që sipas ligjit, është i bashkive., Adelina Farrici, Shoqata Kombëtare e Nashkive.
“Me ligjin në fuqi bashkitë bëjnë vetëm grumbullimin dhe dërgimin në vendgrumbullimin. Ndërsa me ligjin e ri do të ketë kosto shtesë për bashkinë, ndarja në burim, promovimi për ndarjen në burim, mund të ketë rritje të kostove dhe të rritjes së tarifës së pastrimit për qytetarët. Të ketë një grant të kushtëzuar për bashkitë që vjen nga qeveria për një periudhë. Gjoba nuk duhet të jetë në emër të kryetarit të bashkisë, por të bashkisë si instituicion sepse jo gjithmonë është kryetari përgjegjës. Bashkitë të zgjedhin vetë landifllin ku do të depozitojnë mbetjet, duke zgjedhur atë më të afërtin për të kursyer kostot”,Juliana Memaj, kryetare e bashkisë Dimal.
Opozita nga ana tjetër këmbëngul se ky projektligj cenon pushtetin vendor dhe kërkon siguri që nuk do të shkohet sërish drejt një modeli si ai inceneratorëve.
“Sa më i mirë ligji, aq më pak vend për abuzim. A trajtohen mbetjet ashtu siç është për tu trajtuar? Sepse për këtë çështje ka kryetarë në burg. Sa ky ligj cenon kompetencat e pushttit vendor dhe ja transferon një enti tjetër? Ky ligj të mos legalizojë skandalin që ka sot Tirana, Elbasani dhe Fieri. Ose inceneratori nuk ekzsiton fare, ose nuk funksionon. A respekton ky ligj hierarkinë që incenerimi të jetë opsioni i fundit i menaxhimit të mbetjeve?”, Oerd Bylykbashi, deputet i PD.
Projektligji për menaxhimin e mbetjeve u lë të drejtë bashkive vetëm mbledhjen e mbetjeve në territorin e tyre, ndërkohë që trajtimi do të kryhet në mënyrë të unifikuar nga operatori kombëtar, që do të krijohet gjatë vitit 2026 dhe do të jetë një shoqëri aksionere me kuota shtetërore.
/vizionplus.tv




