E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbetet mister sulmi ndaj biznesmenit vlonjat Agron Alushaj

Policia nuk ka ende asnjë te dyshuar për shpërthimin e eksplozivit ne makinën e biznesmenit vlonjat Agron Alushaj, i cili mbeti i plagosur rende.

 

Marrja e dëshmisë nga vete i lënduari është e pamundur për shkak te gjendjes shëndetësore. Policia ndërkohë ka marre ne pyetje punonjësit e lavazhit ku ndodhej mjeti para shpërthimit si dhe persona te tjerë qe mendohet se kane dijeni për ngjarjen.

 

Reklamë

Po ashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve aty pranë. Nuk dihet ende motivi i sulmit me eksploziv, por policia dyshon se ai lidhet me aktivitetin e Alushajt, i cili ka ne pronësi një gurore e po ashtu merret edhe me ndërtime.

 

Ndërkohë, familjaret e biznesmenit e kane sjelle atë ne Tiranë për trajtim me te specializuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë