Edhe në 24 orët e fundit janë regjistruar shifra te larta të personave te infektuar me Covid në vendin tonë.

 

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6757 testime të kryera, 1905 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Ndërkohë, fatkeqësisht 6 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë virusit të rrezikshëm.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6757 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1905 qytetarë, në këto bashki:

 

823 në Tiranë, 100 në Durrës, 77 në Elbasan, 74 në Vlorë, 70 në Gjirokastër, 68 në Shkodër, 56 në Fier, 53 në Kamëz, 45 në Sarandë, nga 38 qytetarë në Berat, Lushnje, 37 në Korçë, 36 në Mirditë, 30 në Lezhë, 29 në Krujë, nga 18 qytetarë në Cerrik, Pogradec, Mallakastër, nga 16 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 15 qytetarë në Dimal, Patos, nga 14 qytetarë në Divjakë, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Vorë, 12 në Tepelenë, 11 në Has, nga 10 qytetarë në Kukës, Dibër, Mat, Delvinë, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Belsh, Devoll, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Libohovë, Kolonjë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Himarë, Shijak, Kurbin, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Përmet, Dropull, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, 2 në Maliq, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Selenicë, Tropojë, Pukë.
Janë 16,507 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 60 vjeç, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, dy qytetarë nga Tepelena të moshave 74-81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 82-84 vjeç.

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 710 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,809 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Janar 2022)

 

Raste të reja ditore 1905
Të shëruar në 24 orë 710
Të shtruar në spitale 117
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 6757

Testime totale 1,549,558
Raste pozitive 224,569
Raste të shëruara 204,809
Raste Aktive 16,507
Humbje jete 3,253

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8078
Durrës 1343
Fier 1329
Elbasan 1198
Vlorë 997
Shkodër 978
Gjirokastër 694
Berat 555
Lezhë 513
Korçë 461
Dibër 214
Kukës 147

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *