Tirana Slush’D është eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri, një aktivitet që synon të transformojë ekosistemin e startup-eve. I pranishëm në këtë aktivitet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e lirisë në zhvillimin e sipërmarrjes.
“Një nga gjërat që më ka shqetësuar është se, kur bëhet një sondazh me të rinjtë finlandezë, estonezë, izraelitë, 70-80% e tyre thonë se kur të rritem dua të bëhem sipërmarrës. Ndërkohë, në sondazhet tona 70-80% thonë kur të rritem dua të punoj në shtet. Kjo ndoidh sepse kërkojmë një rrogë, nuk kërkojmë të zhvillohemi; kërkojmë rehati, nuk kërkojmë rrezik; kërkojmë siguri dhe nuk kërkojmë sfidë”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shprehu mbështetjen për të çuar më tej këto projekte.
“Ne duam që të punojmë për shumë më tepër se kaq, duam të krijojmë një treg që të gjenerohet një fitim, që të jetë shumë i rëndësishëm për shoqërinë. Prandaj, duam që te ‘Durana’, tek Parku, tek 150 mijë metrat katrorë që kemi në Xhafzotaj, të punojmë që të licencohemi për punë që na sjellin një mirëqenie shumë më të lartë. Me mirëqenien tonë jemi të lirë. Kjo është Shqipëria si gjithë Europa. Të jemi të lirë të jetojmë dhe ta mendojmë dhe planifikojmë jetën tonë ku të duam ne”, tha ministri.
Përmes një platforme të fuqishme për rrjetëzim dhe ndarje njohurish, Tirana Slush’D bën bashkë bashkë sipërmarrës, investitorë dhe liderë të industrisë për të nxitur inovacionin./vizionplus.tv





