Ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas.
Ajo është pritur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Pas takimit mes Kallas dhe Kryeministrit, do të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.
Më pas do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.
Pas konferencës, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.
Po ashtu ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës.
Më herët, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së zhvilloi një takim me Presidentin e vendit, Bajram Begaj
Pjesë e turit të saj të parë ballkanik ishin edhe takime në Malin e Zi, ndërsa pas Shqipërisë, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës./vizionplus.tv





