E mërkurë, 14 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbërrin në KLGJ shkresa për Irena Gjokën

Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor  shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me gjyqtaren, Irena Gjoka.

Prokuroria ka përfunduar hetimin e thelluar për të dhe ia ka përcjellë zyrtarisht materialet KLGJ-së për shqyrtim të mëtejshëm.

Reklamë

Tashmë do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor që do të vendosë mbi fatin e Gjokës, si organi që duhet të vlerësojë nëse Gjoka është ose jo në kushtet e ndalimit si gjyqtare,  sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, vendimi i gjykatës greke për Gjokën është autentik.

Reklamë

Materialet e përcjella nga Prokuroria do të kalojnë tashmë për shqyrtim në Komisionin për Zhvillimin e Karrierës pranë KLGJ-së, i cili do të ndjekë procedurat përkatëse ligjore në vijim.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë