Akti i parë i finales së parakohshme të Champions League, PSG-Real Madrid shkoi për milionerët francezë.

 

Parizienët iu falën një goli të yllit të vet Kilyan Mbappe, autor i një paraqitje fantastike përveç golit, kundër skuadrës që me shumë gjasa do të jetë klubi i të ardhmes së afërt.

 

Një fitore që përkundër faktit që erdhi në minutën e 93, ishte krejtësisht e merituar nga të zotët e shtëpisë.

 

Pothuajse ishte një ndeshje e luajtur me sens unik.

 

PSG dominoi sfidën duke qenë shumë më agresive, shumë e qartë dhe më e rrezikshme në portën e Tibo Kurtua, autor i disa pritjeve vendimtare. Për të treguar sa e dobët ishte kjo ndeshje për madrilenët, mjafton të përmendet fakti që Donaruma nuk bëri asnjë pritje.

 

Në pjesën e parë Mbappe dhe Di Maria krijuan rrezik në portën mike, e po ashtu edhe në startin e të dytës ishte talenti francez që vuri në provë reflekset e Tibo Kurtua.

 

Portieri belg u bë hero edhe në minutën e 62, kur priti penalltinë e një Leo Messi, që ishte fantazma e vetvetes.

 

Pochetino aktivizoi për afro 25 minuta Neymar, që i dha një dorë presingut final të francezëve, të cilët për të gjetur golin e fitores patën nevojë në frymën e fundit për një super Kilyan Mbape.

 

Në 9 mars në ndeshjen e kthimit pa Casamiron dhe Mendi, të skualifikuar,  rekordmenëve të Europës do t’i duhet një mrekulli për të vijuar rrugëtimin në Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *