E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mbappe nuk dorëzohet, pas thyerjes së hundës do përballet me “tulipanët” me maskë në fytyrë

Kylian Mbappe nuk dorëzohet. Pas dëmtimit që pësoi ditën e djeshme me thyerjen e hundës, ai nuk është tërhequr për përballjen e radhës me Holandën në datën 21 qershor.

Pas frakturës që pësoi në hundë, Mbappe i ka shpëtuar ndërhyrjes kirurgjikale, dhe pritet që të shfaqet me një maskë në fytyrë si masë mbrojtës për të shmangur përkeqësimet, duke treguar forcat përballë “tulipanëve”.

Reklamë

Ky ishte një lajm i mirë për trajnerin Deschampes, por dhe tifozët francez, të cilët do shohin yllin e skuadrës sërish në fushë.

Vetë ai ka postuar në rrjetet sociale, ku iu kërkon ndjekësve ide për maskën me të cilën do të shfaqet në fushën e blertë

Kapiteni i “Gjelave” u pa i gjakosur në fushën e lojës pas një përplasjeje me Kevin Danso. Pas sfidës, federate franceze e futbollit ka konfirmuar se 25-vjeçari ka pësuar një thyerje në pjesën e hundës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë