Tema kryesore e diskutimit rreth Kombëtares së Francës ka të bëjë me Kylian Mbappe. Superylli i “gjelave” nuk është në skuadrën që do të përballet me Izraelin të enjten për Ligën e Kombeve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes konkrete, Didier Deschamps u pyet edhe një herë për asin 26-vjeçar të Realit. Trajneri francez i ishte përgjigjur pak kohë më parë se ishte vendimi i tij që të largohej nga Mbappe. Megjithatë, këtë herë ai dukej i mërzitur nga pyetja.

Ai iu përgjigj prerë dhe shkurt gazetares duke i thënë: “Të thashë atë që të thashë dhe je e lirë të interpretosh. Janë 23 lojtarë të pranishëm, Kylian nuk është këtu, lëre të qetë”. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *