Një 62-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi në banesë mbante armë dhe municione luftarake.

Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se Xhevdet Çalit iu gjet1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Handle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç., 62 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë. 

Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *