Subscribe

Kanë dalë detaje të reja sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur në 2 janar të këtij viti, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

Fillimisht u tha se 41-vjeçarja i dha fund jetës pasi bullizohej në tik tok, por më vonë doli se arsyet ishin të tjera. Pas denoncimit të bërë nga vëllezërit e Bedries, rezultoi se pas kësaj ngjarjeje të rëndë kishte lidhje bashkëshorti i saj Xhemal Loka.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas denoncimit, Xhemal Loka u arrestua nga policia, ndërsa vijon hetimi deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Por deri në këto momente nga dëshmitë e dhëna nga familjarët rezulton se mes çiftit Loka kishte patur gjithmonë debate, dhe se Bedrija dhunohej sistematikisht nga Xhemali.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ka siguruar dëshminë e dhënë para uniformave blu të fëmijëve të çiftit Loka, të cilët kanë treguar se marrëdhëniet mes prindërve kanë qenë vazhdimisht të acaruara, madje shpesh dhunoheshin.

Mami dhe babi gjithmonë i kanë patur keq marrëdhëniet me njërit-tjetrin, gjithmonë debatonin. Madje edhe një ditë para se të vdiste mami, para se të pinte helmin ata kanë debatuar, pasi babi nuk e linte mamin të shkonte te gjyshja, e kanë sharë dhe kërcënuar”, thuhet në dëshminë e njërit prej djemve të familjes Loka.

Më tej djali shton se edhe një vit më parë Xhemali ndërsa ndodhej në Greqi e kishte marrë në telefon bashkëshorten dhe i kishte thënë se do e bënte të vriste veten.

“Babi, edhe kur ishte në Greqi një vit më parë e ka marrë mamin në telefon dhe i ka thënë që unë ty do të të bëj të vrasësh veten mbaje mend”, thuhet më tej në dëshminë e njërit prej djemve të çiftit Loka.

Vizion Plus gjithashtu ka mundur të sigurojë edhe një video ku shihet se si Xhemal Loka shan dhe kërcënon Bedrien në sy të njërit prej djemve.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *