Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në...

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e...

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes me emigrantë...

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në situatën e...

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2...

Mbahet sot Maratona Ndërkombëtare e Tiranës, rrugët që janë të bllokuara

19 Tetor 09:04

Sot Tirana do të jetë qendra e një prej aktiviteteve më të mëdha sportive në vend: Maratona Ndërkombëtare e Tiranës, e cila këtë vit hyn në edicionin e saj të nëntë. Kryeqyteti shqiptar pritet të mirëpresë mbi 5 mijë vrapues nga rreth 50 shtete të ndryshme, të cilët do të konkurrojnë në garat prej 42 km, 21 km dhe 10 km.

Ky event sportiv ka marrë një dimension të veçantë këtë vit, pasi zhvillohet në kohën kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Vetë Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga edicionet e kaluara, duke promovuar atmosferën dhe rëndësinë e këtij organizimi ndërkombëtar.

Në edicionin e kaluar, Maratona tërhoqi mbi 4 mijë pjesëmarrës, mes tyre edhe sportistë nga vende si Polonia, Ukraina, Kosova dhe Austria, të cilët zhvilluan një garë të mbushur me energji dhe emocion.

Rrugët e bllokuara

Për të garantuar zhvillimin normal të aktivitetit, Policia e Tiranës ka njoftuar një sërë kufizimesh të qarkullimit rrugor që do të jenë në fuqi nga ora 08:00 deri në 16:00, në shumë prej arterieve kryesore të qytetit.

Segmentet ku do të ndalohet qarkullimi përfshijnë:

Sheshi “Nënë Tereza”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga “Ismail Qemali”

Bulevardi “Bajram Curri”

Rruga “George W. Bush”

Rruga “Abdi Toptani”

Bulevardi “Zog I”

Rruga “Ded Gjo Luli”

Rruga e “Durrësit”

Rruga e “Kavajës”

Rruga “Myslym Shyri”

Bulevardi “Zhan D’Ark” (segmenti nga ura e Gjykatës te ura e “Taiwan”)

Rruga “Ibrahim Rugova”

Rruga “Lek Dukagjini”

Ndërprerje do të ketë edhe në linjat e transportit urban, të cilat nuk do të qarkullojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshit “Nënë Tereza” dhe zonave të tjera që preken nga itinerari i garës.

Gjithashtu, ndalohet lëvizja e mjeteve të transportit të përzier, atyre teknologjikë dhe për pasagjerë, përjashtuar mjetet e transportit publik qytetas, në të gjithë hapësirën brenda Unazës së Madhe.

Policia ka bërë të ditur se qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe forcave të rendit do të vijojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të përfshira në kufizimet e përkohshme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Maratona Ndërkombëtare e Tiranës rruget qe bllokohen

Nga e njëjta kategori

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri në Ujin e Ftohtë, rrezikoi restorante e hotele, turistët u larguan të alarmuar

më shumë...

Zjarr pranë tunelit, situatë kritike në zonën e Ujit të Ftohtë

më shumë...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e qytetarëve

më shumë...

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë...

10:44

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri...

10:33

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte,...

10:27

Zjarr pranë tunelit, situatë kritike në zonën...

10:04

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e...

9:46

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes...

9:04

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit,...

8:54

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në...

8:20

Kuçovë/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës...

8:08

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me...

7:52

Ilaçet që mund ta bëjnë më të...

6:53

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua...

6:24

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik,...

6:10

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush...

5:48

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir,...

5:38

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet...

5:32

Arrestimi i Vis Kosovës, policia: Dhunoi dhe...

5:16

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen...

5:13

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe...

4:23

Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (E...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.