Subscribe

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, z.Arbian Mazniku i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus ka sqaruar se çfarë kishte ndidhur e njoftimin e dërguar nga ana e bashkisë për lirimin e zyrave.

 

Arbian Mazniku: Prej 6-muajsh, pas tërmetit, duke qenë se bashkia ka patur probleme me zyrat

 

Bledian Koka: Cilat zyra?

Arbian Mazniku: Te 6-katëshi, tek Zogu I

 

Bledian Koka: Çfarë problem kanë ato?

 

Arbian Mazniku: Është dëmtuar

 

Bledian Koka: Për çfarë përdoren ato zyra, për çfarë shërbimesh, çfarë ëhstë kjo super administartë që ju dashkan juve zyrat e gjithë Tiranës për të mbajt njerëzit?

 

Arbian Mazniku: Kur të bëjmë një emision për këtë punë, bëj një investigim…

Iu është çuar kërkesë disa forcave politike, të cilat ishin duke shfrytëzuar hapësira të bashkisë në tejkalim të ligjit, në godina të ndryshme. Disa parti të cilat nuk kanë 1% në zgjedhjet e fundit iu është kërkuar që të lirojnë vendin.

 

Bledian Koka: Marrim mesataren… Në 2019-ën 1.3%

 

Arbian Mazniku: Në zgjedhjet parlamentare të fundit… lexoje ligjin

 

Bledian Koka: Ligji e thotë qartë para ‘Kanë të drejtë të kenë edhe partitë e së cilave në 3 vitet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1%’

 

Arbian Mazniku: Pse merr 2019-ën? Pse gënjen? Pse raporton keq mo, se je gazetar?

 

Bledian Koka: Se kush është gënjeshtar dhe kush është mashtrues në këtë vend e di i madh e i vogël, por cinizmi për dy zyra që paska FRD-ja dhe ju do fusni dynjanë atje, nuk ka paciptësi më të madhe që të merresh me këtë..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *