Subscribe

Për rreth 1 orë e gjysmë, nën kryetari i bashkisë Arbjon Mazniku dha shpjegime në prokurorinë e Tiranës në kuadër të hetimeve që kanë nisur për të, pas akuzave të partisë demokratike se ai ka qëndruar në një hotel në Barcelonë ku pagesa ishte 900 euro nata dhe është paguar nga firma “Fusha shpk”.

 

Për demokratët Mazniku është në kushtet e shpërdorimit të detyrës e korrupsionit që kjo kompani të përftitojë tendera , por pasi la mjediset e prokurorisë numri 2 i bashkisë hodhi poshtë akuzat.

 

 

Të hënën në prokurori u paraqit edhe ish ministri i bujqësisë Niko Peleshi.

Për më shumë se një orë ai u pyet mbi futjen në shqipëri të pesticidit “ silikon mix ” dhe urdhrin për të rihedhur në treg sasinë e bllokuar nga autoriteti kombëtar i ushqimit.

 

Për këtë pesticid ekspertët janë të ndarë në mendime sa i takon lejimit në shqipëri dhe dëmit që shkakton. Por ndryshe nga Mazniku , Peleshi nuk preferoi të prononcohet për mediat pas daljes nga prokuroria.

 

Për rastin e “ Silikon mix ” ishte prokurorja e përgjithshme e përkoshme Arta Marku ajo që i sugjeroi prokurorisë së Tiranës të verifikojë informacionet në media mbi këtë pesticid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *