Subscribe

Partia Socialiste ka mbështetur Reformën Territoriale të miratuar në vitin 2014 dhe ndarjen e vendit në 61 bashki; duke i dhënë fund debatit nëse Shqipëria duhet të ketë apo jo më shumë njësi vendore. Në raportin përfundimtar të ekspertëve të mazhorancës theksohet se ndarja aktuale ka vetëm 7 vite që po zbatohet dhe është shpejt për të realizuar rishikimin e saj, duke sugjeruar që debati për Reformën Territoriale mund të hapet sërish pas 5 viteve.

 

ARTAN SHKEMBI

EKSPERT, PS

“Rekomandojmë :  Vazhdimin e përpjekjve të përbashkëta të të gjithë aktorëve qëndrorë dhe lokalë, vendas dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, për konsolidimin e 61 NJVQV aktuale drejt krijimit të bashkive që realizojnë veprimtarinë e tyre bazuar në Parimet e Qeverisjes së Hapur, në parimin e Vetëqeverisjes Autonome”

 

 

Qëndrimi i mazhorancës duket se ka zhgënjyer opozitën, e cila prej kohësh kërkon rishikimin e hartës territoriale të vendit.

 

 

Komisioni i Reformës Territoriale u ngrit në muajin qershor dhe partia demokratike hartoi dy projekte për këtë reformë, duke propozuar ndarjen e vendit në 94 ose në 96 bashki. Por ashtu siç pritej partia socialiste i mëshoi bindjes së saj se Shqipëria nuk ka nevojë për kaq shumë bashki, duke mbështetur ndarjen me 61 njësi të pushtetit vendor.

 

 

Tashmë debati për reformën territorial u mbyll dhe në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do të votojnë për 61 bashki.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *