Subscribe

Me 6 vota pro dhe 3 kundër Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka vendosur që të largojë përfundimisht Ardian Dvoranin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Me debate të forta mes anëtarëve, KLGJ ka vendosur që të largojë Dvoranin nga KED me argumentin se i ka mbaruar mandati. Sa i takon të ardhmes së Dvoranit, atij iu ofrua një vend të Gjykatën e Apelit.

Relatorja Marsela Shehu është shprehur se Dvoranit i ka mbaruar afati kushtetues dhe sipas saj qëndrimi i tij në detyrë cënon parimet e Kushtetutës.

Ndërkohë njëri nga anëtarët, Alban Toro, tha se këshilli duhet të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Mendim të kundërt shfaqi Brikena Ukperaj, e cila u shpreh se detyrimi i Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë nuk ka mbaruar.

Ndërkohë Brunilda Kadi tha se që në datën 13 mars, në momentin që është betuar gjyqtari i parë, përpara Presidentit, zotit Dvoranit i ka mbaruar jo detyrimi, por e drejta dhe mundësia që të qëndrojë në detyrë.

Largimin e Dvoranit nga KED e ka kërkuar me ngulm kreu i shtetit Ilir Meta, ku para pak kohësh, përmes një shkrese zyrtare drejtuar KLGJ argumentoi faktet që sipas tij, Dvorani po qëndron në detyrë në mënyrë anti-kushtetuese.

Sipas Metës, Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe ky post duhet të merret nga një tjetër person.

Lidhur me këtë ngërç, KLGJ iu drejtua edhe ndërkombëtarëve, por EURALIUS dhe OPDAT nuk dhanë mendim në lidhje me këtë çështje, duke u shprehur se nuk është në kompetencën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *