Subscribe

Prej disa ditësh dyqaneve më të reja të hapura muajt e fundit në Galerinë ETC, i është shtuar edhe dyqani i parë zyrtar i markës së suksesshme spanjolle të veshjeve për fëmije nga mosha 0-16 vjeç. Mayoral.

Nën moton  “të bëjmë miq”, dyqani sjell një gamë të larmishme artikujsh. Mayoral si pikë kyçe të strategjisë ka promovimin e dizajneve dhe brandeve të tij me një personalit të dallueshëm, duke i ofruar blerësve, stil modern, çmime e arsyeshme dhe cilësi të lartë.

 

 

JONA SPAHIU

BLERESE

“Unë kam kontrolluar më herët për Majoral edhe ajo që bën diferencë është sigurisht cilësia e pambukut edhe në fund të ditës ne për këtë interesohemi të gjitha. Sa më shumë rritet fëmija aq më shumë e kupton që duhet t’i largohesh pjesës se estetikës dhe të dukurit bukur sesa pjesa e funksionit. Edhe brendi i përmbush të gjitha këto.”

 

 

ALDA BOGDANI

BLERESE

 “Është shumë e rëndësishme pjesa e cilësisë materialet duken shumë të mira, materiale pambuku shumë e lumtur që k ardhur një brend spanjoll kaq cilësor edhe në Shqipëri. Pra ne mund të kemi mundësi të shumta për të zgjedhur për fëmijët tanë.”

 

Përfaqësuesit e markës në Shqipëri shprehen se diferenca që Mayoral  sjell është diversiteti i modeleve nga  veshjet praktike për fëmijët e rritur, tek ato elegante e ceremoniale, si dhe aksesoret për të sapolindurit.

 

Cilësia superiore me pambuk ekologjik  i bën këto produkte të pëlqyeshme nga çdo prind për të veshur fëmijët.

 

AMARDA TOSKA

BLERESE

“Të futesh në këtë botën e veshjeve të fëmijëve mamat ngelin këtu brenda me orë të tëra dhe unë akoma si kam parë të gjitha po duket qartë që ka cilësi. E rëndësishme është që shtohet një brend cilësor edhe ne mamat kemi mundësi me shumë për të pasur ne gardërobën e fëmijëve tanë gjëra të bukura e mbi të gjitha materiale cilësore.”

 

 

ELONA BAKIU

BLERESE

“Duke qenë nënë e 2 fëmijëve të vegjël gjej një larmishmëri rrobash si për djem si për vajza dhe gjëra shumë të veçanta. Unë jam me fëmijët me vete dhe vajza ime po vrapon sa andej këndej sepse vërtet i tërheqin këto rroba. Kështu që besoj se do jem një kliente e përhershme te ky dyqan.”

 

Mayoral sot prodhon mbi 30.000 artikuj  në sezon dhe u shërben një numri prej më shume se 10.000 klientëve nëpërmjet 250 dyqaneve në mbarë botën.

 

Galeria ETC e pozicionuar në qendër të Tiranes, e hapur që në vitin 2006 vijon të mbetet e vetmja qendër tregtare e stilit Galeri dhe është destinacioni i preferuar i më shumë se  1.5 milion vizitoreve në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *