Mijëra studentë në Hong Kong janë të parët në mbarë botën që kanë zhvilluar provimin final të shkollës së mesme këtë të premte. Të gjithë ishin me maska. Po ashtu, atyre iu është kontrolluar temperatura pasi u bllokuan në shtëpi për disa muaj si pasojë e koronavirusit.

Shkollat në Hong Kong janë mbyllur që në muajin janar. Studentëve iu kërkua që të shkonin herët për të kontrolluar temperaurën, ndërsa nuk mungonin maskat kirurgjikale, dezinfektuesit ishin të pranishme dhe bankat ishin 2 metra larg nga njëra-tjetra.

Në provim kanë marrë pjesë më shumë se tre mijë studentë në seancën e parë gjatë kësaj dite. Ndërkohë, regjistrohen gjithsej 52 mijë nxënës që duhet ta japin këtë provim.

Disa kandidatë ishin ende të pasigurtë se kur provimi duhet të zhvillohej, pasi qyteti po vijonte të raportonte raste të reja me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *