Subscribe

Mëngjesin e kësaj të hëne maturantët u rikthyen në bangat e shkollës për një periudhë tre javore, gjatë së cilës do të realizojnë orë konsultimesh për provimet e maturës shtetërore.

Nën masa të rrepta sigurie, nxënësit të pajisur me mjete mbrojtëse, u  futën në ambientet e shkolles duke ruajtur distancën sipas shenjave te vendosura.

Në hyrje të shkollës, maturantëve u matet temperatura nga stafi mjekësor.

Një pjesë e nxënësve u detyruan te kthehen ne shtepi pasi kishin temperature .

Shumica e nxënësve e konsideron kthimin në shkollë të domosdoshëm, ndërsa të tjerët thone se do të preferonin vazhdimin e mësimit në distancë.

Por jo të gjithë maturantët u rikthyen në shkollë.

 Disa prej tyre nuk sigurojnë dot transportin dhe do ta zhvillojnë mësimin online.

Për shkak të reduktimit të numrit nëpër klasa, gjimnazet kanë shfrytëzuar ambientet e shkollave 9 – vjeçare për të siguruar distancimin e nevojshëm mes nxënësve.

Jashtë dyerve të shkollës, nxënësit kanë krijuar grumbullime duke mos respektuar distancimin fizik.

Maturantët rifilluan mësimin edhe në qytetete të tjera të vendit Durres, Korce, Fier, Diber, Lushnje, Berat dhe Elbasan, ndersa ne shkolla u ndoqen te njejtat kritere te higjienes dhe distanimit social si ne Tirane. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *