Rreth 32 mijë nxenes në të gjithë vendin, iu nënshtruan mëngjesin e kësaj te enjteje provimit të dytë të maturës shtetërore, atij të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë.
Një pjesë e maturanteve e konsideruan testin të thjeshtë, ndërsa të tjerët e vlerësuan si të vështirë zgjedhjen e alternativës së saktë.
Por nga ana tjetër maturantët u shprehën të kënaqur për heqjen e esesë së letërsisë.
Ne pergjithesi ishte i thjeshte.
Per nivelin mesatar dhe te larte. I gjithi me alternativa, pa ese.
I veshtire , alternativate peraferta dhe duhej shume kohe per t’i bere.
Me mire qe u hoq eseja, se donte sh kohe.I anglishtes ishte me i lehte , ky me i veshtire.
Por maturantet shprehën shqetësimin per testin me alternativa ne lëndët shkencore.
Si në provimin e anglishtes të tre ditëve më parë, nxënësit kishin në dispozicion 30 minuta më pak se në provimet e viteve të shkuara, pra dy orë në total.
Provimi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me jo më shumë se 15 nxënës në klasë, të pajisur me maska dhe doreza.
Edhe në qyetetet e tjera të vendit, si në Fier, Vlorë, Lezhë, etj gjimnazistët u testuan duke respektuar protokollin e masave të sigurisë.
Sipas maturanteve të Vlorës, testi ishte i vështirë, ndryshe nga provimi i gjuhës se huaj.
Por Ministria e Arsimit nga ana tjetër shpërfilli protokollin e sigurisë së shëndetësisë, duke krijuar grumbullime masive të mësuesve, gjatë ndarjes së tyre nëpër shkollat përkatëse, ku do të administrojnë klasat e maturantëve.
Edhe korrigjimi i tezave të Gjuhë-Letërsisë do të bëhet në mënyrë elektronike.
Provimi i radhës është më datën 15 qershor në lëndën e Matematikës.