E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Maturantët drejt provimeve/ Nxënësit duhet të fokusohen tek testet zyrtare

Prej më shumë se 40 ditësh, mësimi po zhvillohet online nga shtëpia që prej mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të koronavirusit. Maturantët vazhdojnë përgatitjen nëpërmjet krijimit të klasave virtuale dhe shprehin vështirësitë në lidhje me mësimin në distancë.

ARMELA XHINI

Reklamë

MATURANTE

Sapo kemi mbyllur provimet e 3 mujorit të fundit, dhe kemi filluar me leksionet e lëndëve që do japim provim. Normal është pak e vështirë dhe stresi nga karantina dhe mbyllja në shtëpi dhe se nuk e marrim dot shpjegimin e duhur si në klasë, por po përpiqemi të përshtatemi dhe mësuesit po mundohen të na e bëjnë sa më të lehtë për ne.

Reklamë

Për Armelën do të ishte më mirë shtyrja e provimeve të maturës shtetërore.

Mendoj që do ishte shumë më mirë shtyrja e provimeve pasi ne nuk jemi mësuar me mësimin online, dhe për më tepër nuk i marrim njësoj të gjitha informacionet e duhura, sidomos për lëndët shkencore, por do ishte shumë më mirë të shtyheshin.

Ndërsa autoritetet sigurojnë se në rast të kryerjes së provimeve të maturës, përmbajtja e pyetjeve do të jetë nga mësimet që janë zhvilluar para shkëputjes nga bankat e shkollës.

Përfaqësuesit e shërbimeve arsimore këshillojnë maturantët të fokusohen në testet përgatitore të publikuara në faqet zyrtare të maturës shtetërore.

Vendimi përfundimtar mbi shtyrjen apo jo të provimeve të maturës do të përcaktohet në ditët në vazhdim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë