Subscribe

Teksa maturantët presin edhe përgjgjiet e testit me zgjedhje, 3 tezat e tjera të publikuara kanë nxjerrë në pah një problematikë të nxënësve për vitin 2019 sipas sindikatës së arsimit.

Pothuajse në 3 testimet e korrigjuara, nga 36 mijë maturantë, 2 mijë kanë rezultuar ngelës për secilin.

Ndërsa ka një numër shumë të ulët të nxënësve me rezultat maksimal.Konkretisht në tezën e letërsisë rezultojnë vetëm 10 teza me 60 pikë të plota, dhe 5 në atë të matematikës.

Ndërsa rezultate më të mira janë arritur për testin e gjuhës së huaj.

Pyetur nga Vizion Plus, sindikata e arsimit thotë se këto rezultate, kur po ulet gjtihnjë e më shumë numri i nxënësve ekselentë nga viti në vit është faj i procesit të mësimdhënies. Ndërsa rezulton që maturantët janë më të përgatitur për gjuhët e huaja, duke lënë pas atë shqipe.

Pas mbylljes së cdo provimi maturantët janë shprehur vete se tezat kanë qenë të një niveli mbi mesatater, cka shpjegon edhe nivelin mesatar të rezultateve, ku dominojnë notat nën 9 dhe mbi 5.

Këtë vit risia, ka qenë korrigjimi elektronik, përmes sistemit “Pisa” që do të vijojë të aplikohet edhe për vitet në vazhdim, dhe që sipas qendrës së shërbimeve arsimore ka ulur marzhin e gabimit.

Për të gjitha pakënaqësitë e nxënësve është lënë një afat 3 ditë pas cdo testimi që të merret një kopje e përgjgigjeve dhe ndoshta qe teza të rivlerësohet.

Për shkak të mbingarkesës, sistemi që aplikohet permes portalit e-albania, ka një mbingarkesë duke dalë jashtë funksioni.

Në rast të vonesave parashikohen rrjedhimisht edhe vonesa në daljen e rezultateve finale dhe aplikimeve në universitete për kuotat e lira që pritet të publikohen në muajin korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *