Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka mbërritur mesditën e kesaj të mërkure në kampin e Gjadrit, në Lezhë ku ndodhen qendrat e pritjes te emigranteve.
Renzi është shprehur se kampi duhet të kthehet në burg për shqiptarët, të cilët vuajnë dënimin në Itali në mënyrë që ata të jenë më afër me familjarët e tyre.
“Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjinit të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluar edhe në Parlamentin italian. Unë shikoj çështjet e buxhetit, këtu shteti Italian humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve.Unë mendoj se këto para mund të ishin shpenzuar për pensionet dhe për pagat”, tha ish-kryeministri italian.
Vizita e ish-kryeministrit vjen pas vendimit të Gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.
Për zbatimin e kësaj marrëveshje është angazhuar vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila është shprehur e vendosur që emigrantët të qëndrojnë në Gjadër./vizionplus.tv





