Subscribe

Qindra banorë të fshatit Frankth në njësinë administrative Komsi të Matit, janë izoluar që nga nëntori i vitit të kaluar si pasojë e dëmtimit të rrugës që i lidh me qytetin e Burrelit. Deri në hyrje të fshatit, aksi ka shembje të shumta, çka bën që të rrezikohet jeta e udhëtarëve. Si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese anësore të rrugës, uji ka vërshuar përmes saj e më pas në toka bujqësore. Kryetari i fshatit Frankth, Asllan Bardhi, thote se ka bërë edhe denoncimin në policinë e Matit. I kontaktuar nga Vizion Plus, administratori i njësisë administrative Komsi, Fatmir Kola, tha se për këtë situatë është vënë në dijeni edhe bashkia e Matit edhe institucioni i prefektit në Dibër, por ende nuk ka një zgjidhje konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *