E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Maskat janë mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë dhe shkëlqim lëkurës…

Jepini shkëlqim fytyrës dhe trupit me skrab. Hidratojeni me maska hidratuese. Pastrojeni me trajtime specifike. Ju do të zbuloni se Makeup-i zgjat më shumë dhe baza e tij nuk “rrudhë”. Ju do të zbuloni se kremi juaj është me të vërtetë efektiv…

Dhe përveç kësaj do të keni një lëkurë që kurrë nuk e keni parë! Të gjithë duhet të dinë se maskat e fytyrës lajnë, pastrojnë ose hidratojnë.

Maska është plotësuesi i duhur për pastrimin e fytyrës; është mirëmbajtja e trajtimit estetik; është gjesti javor që e bën trajtimin e ardhshëm efektiv.

Lëkura duhet të lirohet nga qelizat e vdekura, pasi në këtë mënyrë trajtimi anti-plakje dhe hidratues bëhet mjaft efektiv.

Reklamë

Trajtimi exfoliating lejon që lëkura të oksigjenohet; hidratuesi ruan elasticitetin; trajtimi pastrues hap poret: krijoni përzierje për lloje të ndryshme fytyre për një rezultat edhe më të mahnitshëm. Vetëm në këtë mënyrë lëkura merr frymë dhe zbulon shkëlqimin natyror.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë