E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mashtruesit italianë në gjyq, bashkëpunëtorët e Rezart Taçit tentuan të pastronin 18.4 milionë euro

Prokuroria e Posaçme kërkon kalimin në Gjykatë të dosjes së 3 shtetasve të huaj, nën akuzat e “pastrimit të parave” dhe pjesëmarrjes në “grup të strukturuar kriminal”.

Bëhet fjalë për Italianët Françesko Zumo, Fabio Petruzela dhe Daniele Cestagali, që sipas SPAK, kishin krijuar një skemë komplekse financiare antiligjore, për të pastruar rreth 18.4 milionë euro në bashkëpunim me biznesmenin Rezart Taçi.

Nëse mashtrimi do të funksiononte në Shqipëri, ata do të pëerfitonin afro 3 milionë euro.

Ndërkohë për Rezart Taçin ka filluar gjykimi në mungesë, ndërsa dy bashkëpunëtoerët e tij Bledar Lilo dhe Artur Balla janë dënuar përkatësisht me 10 dhe 11 vjet heqje lirie./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë