Subscribe

Cdo ditë emri i Davide Pecorelit,italianit që inskenoi vdekjen e tij në qytetin e Pukës , shoqërohet me lajme në Vlorë,në qytetin ku ai qëndroi prej muajit mars .

Dhe kjo edhe për vetë rrethin e madh të miqve që ai krijoi vetë ,sic duket dhe falë natyrës së tij .Ish futbollisti i Flamurtarit Vasil Ruci tregon se e ka takuar Pecorelin vetëm një ditë dhe është habitur kur u njoh me epilogun e tij.

 

“Nuk e njihja, ma solli një mik në tavolinë. Po bëheshim gati për të bërë mjë ndeshje në Igumenicë me veteranët e flamurtarit. Më thanë që do të vi edhe ky. I thash sille, cfarë rëndësie ka.  Erdhi bëri një ditë stërvitje me ne dhe kaq. As jam ulur, as kam pirë kafe, ai kishte krijuar shoqërinë e tij në Vlorë, por këtu në Vlorë në përgjithësi ka kaq shumë italian, sa kanë filluar të anëtarësohen edhe në parti, kanë marrë tesera partie. Ç’lidhje kam unë me këtë histori. Pyesni ata me të cilët shoqërohej. Unë e kam parë vetëm një ditë, që bëri stërvitje me ne.

 

Kështu shprehet Vasil Ruci , i cili është  një tjetër vlonjat që ka kontaktuara me italianin që I mashtroi të gjithë.

 

Davide Pecorelli ka provuar te beje gjithcka ne jeten e tij. Ai ka qene edhe gjyqtar profesionist ne futbollin italian ku ka gjykuar ne Serine B dhe C.

Pecorelli kishte disa biznese ne Itali dhe te njejten rruge provoi edhe ne Shqiperi.

Ne janar te ketij viti Pecorelli u zhduk ne Puke teksa makina e tij u dogj e djegur dhe ne te u gjenden disa sende personale te italianit dhe mbetje kockore.

Mirepo teksa ishte menduar i vdekur, ai u gjet i gjalle ne nje ishull afer brigjeve te Toskanes ne Itali.

Pecorelli pretendon se ka gjetur thesarin ne ishullin e Montekristos me ndihmen e nje prifti boshnjak.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *