E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mashtronte biznesmenët duke u marrë lekë për projekte, pranga 64 vjeçares

Një 64-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi mashtronte biznesmenët duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.

 

E ndaluara është shtetasja me iniciale V. P., banuese në Tiranë, e cila mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.

 

Ata akuzuan 64-vjeçaren se nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj.

Më shumë video

Reklamë