Pronari dhe administratori i një “Call Center-i” në Tiranë janë vënë në pranga, ndërsa 3 shtetase (operatore) janë proceduar në gjendje të lirë.
Sipas policisë së Tiranës, këta persona mashtronin shtetas të huaj nëpërmjet telefonit për të investuar në bursa fiktive.
Në pranga kanë rënë Olisjo Planaj, 22 vjeç, banues në Tiranë, pronari i “call center-it” dhe dhe Erdi Muça, 25 vjeç, administratori i subjektit.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetaset J.B, 36 vjeçe, S.Gj, 27 vjeçe, dhe Xh.M, 30 vjeçe, të punësuar si operatore në këtë subjekt.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Erdi Muça, administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin E.M., në rrugën e Dibrës.
Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë shtetaset e lartpërmendura, të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në faqen “Coin Tracking” faqe kjo ku gjendeshin fondet që ishin rekuperuar.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive./vizionplus.tv





