E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mashtrohet biznesmeni online, hakerat ndërhyjnë në llogari

Një biznesmen shqiptar ra pre e mashtrimit online ku disa hakersa arritën t’i marrin atij rreth 38 mijë dollarë. Policia bëri të ditur se një biznesmen 68 vjeç, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim menjëherë, sapo ka konstatuar mashtrimin. Ai ka qenë duke kryer një transfertë bankare për një kompani kineze, për llogari të blerjes së disa mallrave, kur hakersat kanë vijuar transfertën, duke ndërhyrë nëpërmjet një adrese e-maili false. Biznesmeni thotë se ka humbur 10 mijë euro dhe 27 mijë dollarë. Adresa e përdorur nga hakersat ka bërë të mundur ndërhyrjen në sistemin e llogarisë bankare të biznesmenit, duke tërhequr sasitë e parave.

Vazhdo të lexosh