Subscribe

Personi që shikoni në foto është Florian Gjergji, i dyshuari si koka e grupit që arriti të mashtrojë biznesmenët më të fuqishëm të Tiranës disave prej tyre duke iu marrë shuma të mëdha parash në emër të politikanëve të njohur të vendit.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Gjergji ndodhet në Gjermani, ku prej kohësh ka organizuar të gjitha skemat e mashtrimit, në rrjetën e të cilit kanë rënë biznesmenë të ndryshëm, kryesisht ata të fushës së ndërtimit.

 

Viktima i fundit ishte një arkitekt i njohur. mashtruesit i dërguan atij nje mesazh në rrjetin social Signal duke iu prezantuar si një politikan i njohur në Tiranë. Pas disa bisedave, ata i kërkuan biznesmenit 70 mijë euro. Ky i fundit pas kuptoi se ishte mashtrim dhe nuk po komunikonte me politikanin e njohur lajmëroi policinë, ku u arrestua Shpëtim Hida.

 

Kjo është e njëjta skemë e ngjashme me 4 rastet e tjera, ku pikërisht dyshohet se është Florian Gjergji si organizator i tyre.

 

Nga janari deri tani janë të pakten 4 biznesmenë që kanë bërë denoncimin pasi janë mashtruar duke përdorur emra politikanësh dhe ku u kanë kërkuar shuma të mëdha parash. Pikërisht në 4 operacionet e policisë janë arrestuar në total 11 persona, ku pjesa më e madhe e tyre kishin rol dytësor, ose ishin përdorur thjesht si korrier për të marrë paratë nga viktimat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *