Subscribe

Zbardhen detaje të reja në lidhje me mashtrimin e zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ku përmes skemave dhe faturave të falsifikuara i shkaktuan një dëm shtetit prej 1.5 milionë dollarësh.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë punonjësit Arben Doda, Simon Marku, Qani Hoxhaj dhe Denis Durrsi, ndërsa për Rezarta Sulejmanin është vendosur arrest shtëpie.

Gjithashtu u arrestua edhe biznesmeni i hidrokarbureve Naim Kasa, ndersa  u shpall në kwrkim biznesmeni tjetër Isuf  Berberi, aksioner i kompanisë ‘Phoenix Petroleum’, si edhe Klodian Gradeci, i cili mbante postin e drejtorit të hidrokarbureve ne AKBN.

Ky i fundit,deri në janar të 2019-ës ishte drejtor i OST por dha dorëheqjen pas skandalit të firmës ‘D H Albania’ me nje tender prej 12 milionë eurosh.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, kompania “Phoenix Petroleum” në pronësi të Berberit dhe Kasës ka marrë në shfrytëzim disa puse nafte, por nuk ka kanë kryer investimet e detyrueshme. Ata kanë dorëzuar pranë AKBN-së 8 fatura të falsifikuara, duke pretenduar se i kanë kryer këto investime.

Në këtë mashtrim, dy biznesmenët janë ndihmuar edhe nga zyrtarët e AKBN-së.

Nga hetimet rezulton se Denis Durrësi, Qani Hoxha, Rezarta Sulejmani, si dhe Klodian Gradeci, kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura.

Ndërsa punonjësit  e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë hartuar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë që tatimet të pësojnë një dëm ekonomik mbi 560 mijë dollarë.

Zyrtarët akuzohen për mashtrim, kotrabandë, shpërdorim dhe moskryerje të detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *