E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mashkulli me seksi në botë për vitin 2019 zgjidhet një këngëtar/ FOTO

Ai është një këngëtar dhe kompozitur që nuk ka lënë gjë pa fituar në nivel botëror. Është afro-amerikani në moshën më të re ( 40 vjec) që ka fituar cmimet më të rëndësishme të spektaklit në botë ( Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony), por është gjithashtu edhe një baba I embel dhe bashkëshort I dashuruar shumë me partneren e tij.

Tani John Legend fiton edhe një cmim prestigjoz, atë të “mashkullit me seksi në planet”. Një cmim që I është dhënë nga revista prestigjoze amerikane “People” e cila këtë cmim e jep që nga viti 1985.

 

Reklamë

 

Muskujt apo trupi I palestruar jo gjithnjë të bëjnë favorit për të fituar këtë cmim. Këtë herë suksesi I është dhënë, një fytyre te embel dhe me buzeqeshje të vecante.

 

Në një interviste për këtë reviste, Legend duke bërë shaka deklaroi se tani të gjithë do ta shohin me më shumë vëmendje për të parë nëse vërtet ai është aq shumë seksi.

 

Edhe gruaja e tij, modelja e njohur dhe shumë e bukur Chrissy Teigen, nuk vonoi ti dedikonte një postim në tëitter suksesit të radhës të bashkëshortit të saj duke shkruar:

 

“ Kam realizuar ëndërrën time duke rrëmbyer të gjithëve, mashkullin më seksi në botë”

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë