Tre persona, të dyshuar si shqiptare, u vranë të shtunën në mbrëmje në një ngjarje të rëndë që terrorizoi Athinën.

 

Policia  lokale, dyshon se ngjarja ka lidhje me përplasjen mes dy grupeve kriminale shqiptare që operojnë në Athinë në fushën e trafikut të drogës.

 

Zanafilla e terrorit nisi në lagjen “Kato Patisia”.Disa shqiptare që udhëtonin me një makine tip mercedez, përplasen një shtetas të dyshuar shqiptar që levizte me motorciklete. Dyshohet se përplasja të ketë qënë e qëllimshme, pasi dy palet mesa duket njiheshin dhe kishin hesape për të larë në fushën e trafikut të narkotikeve.

 

Drejtuesi I motorcikletit u plagos rëndë në këtë aksident dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital.Në vendngjarje ka qënë edhe babai i tij, I cili në shenjë hakmarrje I ka ndjekur autoret me një makinë tip Audi dhe ka mundur te qëllojë drejt Mercedezit duke vrarë njerin prej kundërshtareve të vet.Ndërkohe dy persona të tjerë që ndodheshin në MercedeZ  tentuan të largoheshin.

 

Njeri prej tyre u përplas nga një makine e rastit dhe ndodhet në spital ndërsa tjeri grabiti një makinë tip tojota.Mirëpo në tentativë për tu arratisur ai u përlesh me forcat e policisë, duke oplagosuyr me armë dy prej tyre, përpara se të ekzekutohej. Bilanci I rëndë është 3 viktima, të tre shqiptare, emrat e të cileve nuk janë bërë të ditur si dhe 3 të plagosur, mes tyre dy efektive. Një grua është arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur për këtë ngjarje që tronditi kryeqytetin grek.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *