E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Masakra në ish-Bllok, dënohet me 3.8 vite burg për Ervis Martinajn 

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dënoi me 5 vjet e gjashte muaj burg, Ervis Martinajn. Dënim ky që i konvertohet në 3 vjet e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi u dha këtë të enjte pas disa seancave të zhvilluara. Martinaj u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në vitin 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

 

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

 

Reklamë

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në një lokal në ish-Bllok ku gjatë një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hato.

 

Për vrasjen e Gaxhës është akuzuar ish-komandoja Meviol Billo, i cili është ende në arrati.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë