Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, ka reaguar lidhur me masakrën e Cetinjës ku mbetën të vrarë 7 persona dhe 4 të tjerë të plagosur.
Dyshohet se autori i këtyre vrasjeve është Aco Martinoviq.
Lexo edhe :
Related Posts
Presidenti malazez ndjehet i tronditur nga kjo ngjarje dhe shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve.
“Në vend të gëzimit festiv, trishtimi për humbjen e jetëve të pafajshme varej mbi Kryeqytetin tonë dhe gjithë Malin e Zi. Jam i shtangur dhe i tronditur nga kjo tragjedi që ka mbështjellë në të zezë Cetinjen tonë, familjarët dhe miqtë e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Lusim dhe shpresojmë për shërimin e të gjithë të plagosurve. Mendimet tona sonte janë me familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe qytetarët e Cetinjës. I gjithë Mali i Zi ndjen dhe ndan dhimbjen tuaj”, u shpreh Presidenti.






