E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Fran Marashin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore, ku humbën jetën 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Kush është Fran Marashi

Fran Marashi është dënuar për atë që njihet si masakra e Kuçovës, ngjarje të ndodhura në 1997. Ngjarja për të cilën është dënuar ka ndodhur më 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.

Reklamë

Ai është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me një anëtar tjetër të bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë